Gjëja e parë që bëri përshtypje ishte që ish-luftëtari i madh nga Dagestani (Rusia) e dinte që një muaj përpara që Ronaldo të kthehej në “Old Traford”. Habib Nurmagomedov nuk është nga ata që bëjnë shaka me të vërtetën, ashtu siç nuk bënte shaka në oktagon, apo kur dha fjalën se nuk do të ndeshej më në UFC. Ky njeri kaq serioz thotë gjithashtu seriozisht se e kishte ditur që një muaj më përpara që CR7 do të largohej nga Juventusi për tek Mançester Junajtidi. “Një muaj më parë Kristiano më tha se do të kthehej tek Man. Junajtidi, – tha Nurmagomedovi në një aktivitet në Moskë, – lëvizja e tij nuk më habiti. Mendoj se Junajtidi është më i përshtatshëm për të sesa Juventusi”. Nga këto fjalë të ish-kampionit absolut të UFC-së kuptohet që diskutimet me Sitin ishin thjesht diçka anësore, dhe se telefonatat e Sër Aleks Fergusonit dhe të të tjerëve kanë qenë thjesht të një rëndësie të shkallës së dytë. Po ashtu, deklarata e Nurmagomedovit fshikullon sërish Juventusin, pak ditë pasi këtë e bëri motra e Ronaldos.
Sfidanti.al