Kartoni i verdhë me Portugalinë, lejoi Kristianon të shkonte në Mançester!

Ndodhi papritur dhe “shërbimi ushtarak” në kombëtare përfundoi. Edhe një ambicioz i sëmurë si Kristiano Ronaldo nuk del dot kundër rregullave sepse kartoni i verdhë i marrë ndaj Irlandës do të thotë se ai nuk mund të luajë të martën për Portugalinë ndaj Azerbajxhanit të Xhani De Biazit. Trajneri Fernando Santos i dha leje të largohej më shpejt, dhe tani duhet të presë tetorin për ta shtuar rekordin e 111 golave me portugezët. Ronaldo fluturoi menjëherë për në Mançester ku do të nisë stërvitjen në bazën “Karrington” për sezonin e ri. Në 11 shtator, Mançester Junajtidi luan ndaj Njukasëllit në Premier Ligë ndërsa në Champions luan 3 ditë më pas në Bernë të Zvicrës kundër Jang Bojsit.

Sfidanti.al