Lukaku kërkon paqe me tifozët e Interit, por nuk ia del dot

Kanë kaluar shumë javë, tashmë muaj, që kur ai zgjodhi të ndryshonte fanelën. Romelu Lukaku u zhvendos nga Interi tek Çelsi në Angli, duke lënë të zhgënjyer tifozët që kishin ëndërruar që ai të hapte një epokë në Milanon zikaltër. Pas titullit kampion dhe pas largimit të Kontes, Lukaku premtoi se do të vazhdonte tek Interi me trajnerin e ri, Inzagi, dhe se mund të arriheshin suksese më të mëdha. Ndodhi ndryshe, Çelsi ofroi 115 milionë euro dhe vetë Lukaku i kërkoi Inzagit që ta lejonte të largohej. Pas zemërimit të tifozëve, Lukaku i kthehet tani sërish kësaj teme. “Interi më nxorri nga një gropë m…, – theksoi ai në një intervistë, – pasi unë isha shumë rëndë tek Mançester Siti. Unë nuk doja ta tradhëtoja Interin, por pas ofertës së tretë të Çelsit kuptova se e kishin seriozisht. Ishte një shans i jetës për mua”. Gjithsesi, tifozët nuk duan t’ia dinë. “I dashur Lukaku, – shkruan ata, – ne prisnim më shumë ndershmëri prej teje, por edhe ti e tregove veten se je si të tjerët, gjunjëzohesh para parave. Ne të urojmë fat, edhe pse lakmia jo gjithnjë të shpërblen”.

Sfidanti.al