Edhe Italia e bën si … gratë, arbitrja e parë femër në ndeshjet e elitës së meshkujve!

Në Gjermani, Francë dhe Britaninë e Madhe ka ndodhur më parë, madje edhe në Shqipëri, por Italia u zgjua vetëm tani. Në ndeshjen e Kupës së Italisë mes Kaljarit dhe Çitadelës (3-1), arbiter kryesor ishte një grua, Maria Sole Ferreiri Kaputi. Kjo ishte hera e parë që një skuadër e Serisë A u drejtua nga një gjyqtare femër, edhe pse ishte fjala për Kupën, jo për kampionatin. Ajo nxorri 3 kartonë të verdhë, por asnjë të kuq. Ferreiri Kaputi ishte bërë e para femër në arbitrim të një ndeshjeje të Serisë B, pikërisht të Çitadelës ndaj SPAL-it të Ferrarës. Vajza nga Livorno, 31 vjeç, ka mbrojtur doktoraturën në Universitetin e Bergamos.

Sfidanti.al