Gjermania u eleminua nga Botërori pas humbjes me Korenë e Jugut në ndeshjen e fundit të grupit F. Kampionët e botës në fuqi u mundën 2-0, dhe në turin e dytë kaluan Suedia e Meksika. Koreanojugorët u mbrojtën fortë gjatë gjithë kohës dhe I shënoi golat në minutat shtesë, me autor sulmuesin Son.
Kjo ishte hera e parë që Gjermania eleminohet në fazën e grupeve që kur ka nisur të marrë pjesë në Kupat e Botës. Skuadrës së trajnerit Joakim Lëv I duhej të fitonte 1-0 që të kualifikohej pasi Suedia fitoi thellë me Meksikën, me rezultatin 3-0. Gjithsesi, ajo nuk qe në gjendje jo vetëm të fitonte, por as të barazonte. Vlen të theksohet se Gjermania rrezikoi shumë që në ndeshjen e kaluar ndaj Suedisë, ku fitoi vetëm në minutën e 6-të shtesë.
Kjo ishte e papritura e parë e madhe e turneut në Rusi, pasi gjermanët ishin pretendentë kryesorë për të fituar trofeun.