Sulmuesi i Anglisë, Hari Kejn, shënoi tre gola kundër Panamasë në ndeshjen e tij të dytë në Botërorin e tanishëm dhe, qysh tani, ai ka pesë gola të shënuar në “konton” e tij, aq sa ka edhe Lionel Mesi në karrierën e tij të deritanishme me përfaqësuesen e Argjentinës! Kejnit për t’i shënuar këta pesë gola i mjaftuan 152 minuta në dy ndeshjet kundër Tunizisë dhe Panamasë, kurse Mesi, deri tani, ka zhvilluar gjithsej 17 ndeshje me përfaqësuesen argjentinase në kampionatet botërorë që nga viti 2006.
Me pesë golat e tij, sulmuesi anglez, deri tani, është golashënuesi më i mirë i Botërorit para Kristiano Ronaldos dhe Romelu Lukakut të Belgjikës që kanë nga katër gola.
Kështu, ylli i Barcelonës dhe i Argjentinës që të shënonte pesë gola, ka qenë në fushë 1440 minuta, me të vëretë, shumë në krahasim me Kejnin që po luan herë të parë në Botëror.
Sfidanti.al