Fluturon Suedia, ne 1/8 e finaleve si fituesja e Grupit F, kalon dhe Meksika

Zlatan Ibrahimovic nje dite me pare thumboi perfaqesuesen suedeze per ndeshjen me Gjermanine dhe skuadra e Anderson iu kunderpergjigj ne kohe. Suedia u kualifikua per ne 1/8 e finaleve dhe kete e beri ne menyren me te mire te mundshme duke fituar Grupin F. Suedia luajti ndeshjen e fundit me Meksiken qe kishte 6 pike dhe fitoi bindshem 3-0 nderkohe qe syte ishin edhe nga Gjermania.

Gjithçka u vendos ne pjesen e dyte te ndeshjes kur Augustinson i dha avantazhin Suedise, duke e rritur ankthin ne fushen tjeter te Gjermania. Pas 12 minutash, Granqvist dyfishoi shifrat per skandinavet dhe tifozet e saj shkuan ne delir te plote.

Llogarite e kesaj ndeshjeje u mbyllen 16 minuta nga fundi i ndeshjes fale autogolit te Alvarez me meksikani  qe e forcoi rekordin e boteroreve ne kete pike duke e cuar ne 7 numrin e autogolave. Me kete fitore, Suedia eshte e para e grupit F, ndersa Meksika e dyta,sigurisht pas dhurates se marre nga Koreja e Jugut.

Sfidanti.al