Dortmundi kap “bingon” e radhës, 80 milionë për Pulishiçin

Nuk është kjo mënyra për të krijuar dinasti e për të fituar trofe, por as edhe një klub i shquar si Borusia e Dortmundit nuk ka çfarë t’i bëjë forcës së realitetit. Në mos Bajerni, klubet e mëdhenj të Europës synojnë t’ia marrin talentet, padyshim kundrejt shpërbimeve të mëdha financiare.

Pas Juventusit që po mendon për njërin nga yjet, ja edhe konfirmimi se Çelsi është pranë amerikanit Kristian Pulishiç, i cili nuk dëshiron të rinovojë kontratën me verdhezinjtë gjermanë. Çelsi, sipas mediave britanike, ofron 80 milionë euro për kartonin e Pulishiçit, ndërsa kontrata e 20-vjeçarit përfundon në vitin 2020.

E vetmja “vegjë” në këtë çështje është dënimi i pritshëm i Çelsit nga FIFA për shkelje të rregullave në transferime. Blutë e Londrës duan që ta marrin Pulishiçin në janar, pasi në qershor do të ishte tepër vonë, por a do të jetë dakord Dortmundi?!

Sfidanti.al