Reali i Madridit gjatë këtyre ditëve pritet që të nënshkruajë kontratë me futbollistin e ri argjentinas, Eksekiel Palasios, që pritet të vijë në “Santiago Bernabe” janarin e ardhshëm. Ky futbollist i ri i River Plates zotëron një talent shumë të madh dhe klubi “mbretëror” ka ndarë për të 20 milionë euro, ndërkohë që njoftimi zyrtar për transferimin e Palasios nga Riveri për të Reali pritet që të bëhet mbas ndeshjes së dytë finale të Kupës Libertadores mes River Plates dhe Boka Juniorsit, më saktë, mbas 24 nëtorit.
Pritet që kohëzgjatja e kontratës së futbollistit të ri argjentinas me Realin të jetë deri në qershor 2024, ndërkohë që ai mund të luajë në “Santiago Bernabe” që nga muaji janar i vitit të ardhshëm.
Duhet të theksohet se Reali arriti të sigurojë shërbimet e Palasios mbas një gare të fortë me Mançester Sitin dhe PSZH-në.
Sfidanti.al