Nejmar e Kavani, do të bëni fjalë edhe kur luanime kombëtaret?!

Tek Paris SG nuk shkojnë aspak mirë, edhe pse do të duhet të luajnë bashkë për të mirën e skuadrës. Gjithsesi, Nejmar e Kavani mund të përplasen edhe kur veshin fanelën e kombëtares, siç ndodhi në miqësoren Brazil-Uruguaj (1-0) në “Emirejts” të Londrës.

Në minutën e 85-të, “Ney” i kaloi topin mes këmbëve uruguajanit, dhe mori si përgjigje prej tij një ndërhyrje të gabuar. Pastaj, Kavani shkoi dhe e qortoi shokun e tij të PSG-së, për mënyrën teatrale sesi u rrëzua, ndërsa vetë mori një karton të verdhë. Nejmar arriti në 60 gola në 95 ndeshje për kombëtaren, aspak keq për një 26-vjeçar, ndërsa rekordi i Pelesë është 95.

Brazili pati një formacion të fortë për këtë “jo edhe aq miqësore”: Alison, Danilo, Markinjos, Miranda, Filipe, Artur, Uollas, Alan, Riçarlison, Firmino, Nejmar.

Uruguaji luajti më mirë, ndonëse Brazili fitoi, dhe ndonëse mbrojtja uruguajane pati mungesa të rëndësishme si Godin apo Gimenez. Gjithsesi, pati debutues që luajnë në kampionatin vendas si Matias Suarez apo Bruno Mendez, ndërsa bashkë me Suarezin e Kavanin, në fushë ishte i talentuari i Arsenalit, Lukas Torreira.

Sfidanti.al