Anglezet e ndane mendjen: VAR-i sezonin e ardhshëm në Premer Ligë

Premier Liga angleze vitin e ardhshëm do të ketë një risi të madhe, pasi pjesë përbërëse e saj do të bëhet sistemi VAR (Video Assistant Referee) që, në fakt, po përdoret në një masë jo të vogël në Evropë.
Gabimet e gjyqtarëve janë të shpeshta, kështu që kampionatet e vendeve të ndryshme kanë filluar që ta aplikojnë VAR-in që ndihmon ata që “ndajnë drejttësinë” në fushë. Klubet e Premier Ligës angleze që fillim kundërshtonin, tani votuan pro dhe kanë paraqitur kërkesë pranë FA-së (shoqatës angleze të futbollit), duke kërkuar aplikimin e sistemit në fjalë.
Sistemi VAR u përdor me sukses në kampionatin botëror të fundit në Rusi, ndërkohë që ai aplikohet në kampionatet e Italisë dhe të Gjermanisë.
Sfidanti.al