Maradona nxenes… do të shkojë në Mançester që të mësojë nga Murinjo!

Trajneri i ekipit të ligës së dytë meksikane, Dorados, dhe ish-trajneri i përfaqësueses së Argjentinës, Diego Armando Maradona, konsideron se Zhoze Murinjo është trajneri më i mirë në botë. Ai thotë se ka në plan që të shpëngulet në Mançester dhe të mësojë nga trajneri i Mançester Junajtidit.
“Unë kam një dëshirë të madhe që të drejtoj një ekip në Spanjë, por ky është një projekt afatgjatë. Unë si trajner duhet të mësoj akoma dhe prandaj fillimisht duhet të shkoj në Mançester që të mësoj nga Murinjo”, tha Maradona që dha mendimin e tij edhe për trajnerin e ri të Realit të Madridit, Santiago Solari, për të cilin ai thotë se do të shkarkohet që në janar të vitit të ardhshëm!
Sfidanti.al