Golden Stejti kërkon historinë përpara shpërbërjes së pritshme

Ku do të jetë sezonin tjetër Kevin Duranti? A do të largohet Klej Tompsoni? Këto janë pyetjet që po stërmundojnë tifozët e Golden Stejtit, por edhe vetë basketbollistët kampionë të NBA-së. Gjithçka doli në sipërfaqe me përplasjen publike verbale mes Durantit dhe Drejmond Grinit, në të cilën ky i fundit vuri në dyshim besnikërinë e të parit ndaj skuadrës.

Vitin tjetër Durant do të jetë lojtar i lirë, besohet edhe kapiteni Tompson, ndërsa Grin u pyet se çfarë po ndodh dhe çfarë po mendojnë lojtarët e Golden Stejtit?

“Së pari, unë nuk paragjykoj vendimin e askujt, – ishin fjalët e “luftëtarit”, – secili ka të drejtë të marrë vendimin që dëshiron, dhe unë nuk harroj se ne kemi kaluar disa vite të mëdhenj së bashku”. Gjithsesi, Grin bëri thirrje për diçka tjetër.

“Ne duam të fitojmë titullin kampion përsëri, – u shpreh ai, – duam të jemi skuadra e parë në NBA që e bën këtë gjë, që nga koha e Lejkërsave të Kobi Brajantit dhe Shakill O’Nillit”. A do t’ia dalin dot? Humbja e rëndë në fushën e Hjustonit tregoi se ka limite. Vetë Grin nuk shënoi asnjë pikë në 23 minuta, Stefën Kërri ishte i dëmtuar, dhe qendra Damarkus Kouzins po ashtu. Ndoshta, me kthimin e tyre, kampionët do të jenë sërish më të fortë se rivaliteti.

Sfidanti.al