Devin Buker, a është ky “ylli i madh i paracaktuar”I NBA-së?

Shtatëdhjetë pikë në 48 minuta. Po, po, 70, dhe pa asnjë minutë shtesë. Devin Buker e shkroi legjendën e tij në basketbollin amerikan shumë shpejt, në moshën 20-vjeçare. Edhe pse Feniksi i tij u mund 120-130 me Bostonin, madje brenda në fushën e vet, sërish rezultati kaloi në plan të dytë dhe skenën e zuri djaloshi gati dymetrosh (1.98 metra). Asnjë basketbollist në ligën më të fortë të botës nuk ia kishte dalë përpara tij që të shënonte 70 pikë në një ndeshje. As Majkëll Xhordan, as Uilti Çembërleni, as Kobi Brajanti dhe as Lebron Xhejmsi.

Në 19 janar 2016 ai e dha paralajmërimin duke shënuar 32 pikë, dhe duke u bërë i treti në listën e më të rinjve në histori që arrinin të paktën 30 pikë. Buker ishte 19 vjeç e 81 ditë. Vetëm Lebron Xhejms e Kevin Durant e kishin bërë më të rinj se ai, por tashmë Devin mund të mburret se ia kalojë edhe këtyre yjeve.

Buker u shfaq përpara Bostonit, po ashtu si Majkëll Xhordan në përballjen e madhe të plej ofit në 1986, kur “Air Xhordan” shënoi 63 pikë. Tashmë, lojtari i Feniksit do të synojë të kalojë disa yje të tjerë që, në moshë më të madhe, kanë shënuar më shumë pikë sesa ai në një ndeshje të vetme. Rekordin e mban Uilti Çembërlen me 100 pikë, e ndjek Kobi Brajant me 81, ndërsa të tjerët që duhen arritur janë Dejvid Tompson me 73, Dejvid Robinson me 71 dhe Elgin Bejlër po me 71.

Sfidanti.al