Kanë kaluar 10 vjet që kur Liverpuli arriti fitoren e madhe 4-0 ndaj Realit të Madridit në “Anfild” në Ligën e Kampionëve. Skuadra e Stiven Xherrardit dhe Xhemi Karragerit ishte kampione e Europës në 2005 dhe Madridi ende nuk ishte bërë kaq i fortë, veçse një sukses u arrit edhe dje. Sërish në fushë Xherrard me shiritin e kapitenit, por tani në krye të ekipit të veteranëve. Të kuqtë vendas fituan 4-3 duke kryesuar deri në 3-0, dhe Robi Fauler shënoi gol, por ashtu si Majkëll Ouen dhe legjenda e vjetër Xhon Olldrixh.
Reali reagoi pasi u ndodh në 0-3 dhe shënoi me anë të Kongos, Morientes dhe De la Redit, por fjalën e fundit e pati Xherrardi. Për Liverpulin luajtën Dudek në portë, pastaj Karrager, Ager, Rise, Haman, Mekmanaman, Garsia, përveç treshes Xherrard-Fauler-Ouen. Në fushë edhe Mekallister apo Jan Rash. Reali pati Kontrerasin në portë, dhe më tej Salgadon, Pavonin, Sanzin, Figon, Zedorfin, Savion, Karembën si dhe shënuesit Morientes apo De la Red.
Sfidanti.al