Në fillimin e viteve 90-të, Xhani Anjeli thoshte se nuk e dinte se kush do të arrinte ta fitonte titullin më parë, Ferrari apo Juventusi. Ishin kohët kur dy dashuritë e tij nuk e shihnin vendin e parë, ashtu siç edhe prej gati 2 vjetësh, tifozët e Ferrarit nuk ishin dëshmitarë të një triumfi, qoftë edhe në një Çmim të Madh të vetëm. Kësaj pritjeje i dha fund Sebastian Fetel që e nisi në mënyrën më të shkëlqyer sezonin e 2017-ës.
Piloti gjerman fitoi duelin me Ljuis Hamiltonin në Melburn, dhe Ferrari bëri të vetën garën e parë të edicionit në Çmimin e Madh të Australisë. Ishte një ndalesë për ndërrimin e golave që ndryshoi hierarkinë duke nxjerrë gjermanin në krye, ndërsa Mercedesi i anglezit pati probleme me gomat dhe u detyrua ta bënte pit stopin shumë shpejt. Kjo e la Hamiltonin në pozicion të pafavorshëm, pasi duhej të kalonte Verstapenin e Red Bullit, dhe po ashtu e detyroi të luftonte me shokun e skuadrës, Valteri Botasin.
Ishte një sukses i rëndësishëm me gati 10 sekonda diferencë me Fetelit dhe Ljuisit, ndërsa Ferrari pati vërtet shpejtësi të madhe. Momenti vendimtar ishte pikërisht pit stopi i Ferrarit, i cili u la sa më vonë që të ishte e mundur dhe ia arriti qëllimit, me Fetelin që doli përpara Verstapenit dhe Hamiltonit.
Sfidanti.al