Dembele falenderon Ksavin: Do të jap gjithçka për këtë skuadër

Më në fund e ka marrë veten dhe duket se do ta përmbushë parashikimin që u bë për të. Barcelona e mori Usman Dembelenë nga Dortmundi me mendimin se talenti i ri francez do të ishte edhe më i mirë sesa Kilian Mbape, por për shumë vite u zhgënjye. Gjithsesi, Dembele ishte nga ata lojtarë që ngjajnë si fëmijët me pjekuri të vonshme, ndërsa trajneri Ksavi Hernandez u duk se kishte të drejtë që këmbënguli për të mos lejuar që të largohej nga ekipi. Barcelona barazoi 2-2 me Juventusin dhe Dembele e Kean i Juves shënuan nga dy gola. i veçantë sidomos francezi, pasi rrjetat e tij ishte të një aftësie individuale krejt të veçantë. “Dy golat më japin shumë besim, – tha ai, – jam i kënaqur. E qartë që gëzoj besimin e trajnerit dhe të shokëve, po ashtu të gjithë ambientit të Barçës. Kjo është e rëndësishme për lojtarët. Dua që të jap gjithçka për këtë klub”. “El Mundo Deportivo” vlerëson pikërisht sulmuesin francez. Trajneri Ksavi e quan të veçantë, ndërsa një analist e krahason me Pelenë. E përditshmja tjetër katalanase, “Sport”, titullon në mënyrë figurative se Dembele e zbrazi pistoletën e tij në Dallas.

Sfidanti.al