Kjo do të thotë se mesfushori francez nuk do të mund të luante në Kupën e Botës në Katar në nëntor-dhjetor, një goditje e rëndë për vetë ambiciet e tij dhe për kampionët në fuqi. Pol Pogba nuk i ka punët mirë me gjurin dhe tek Juventusi e tek Franca po këshillohen se çfarë duhet të bëjnë me të. Ai ka një dëmtim shqetësues në menisk, diçka që i ka ndodhur edhe tek Mançester Junajtidi, dhe mjekët këshillojnë që duhet operacion për ta zgjidhur problemin ndoshta përfundimisht. Pikërisht operacioni do të thotë se Pogbaja nuk mund të kthehet në fushë në vitin 2022. Juventusi do ta humbiste për gjysmën e sezonit, gjithashtu një dështim i madh për një investim të rëndësishëm. Gjithsesi, “La Gazeta delo Sport” informon se mund të ketë një rrugë “më të shkurtër”, pra jo me operacion, që do ta lejonte francezin të kthehej në fushë më shpejt. Se çfarë do të bëhet, do të vendoset në këshillim mes futbollistit, Juventusit dhe Francës.
Sfidanti.al