De La Hoja: Cirku Meiudher-MekGregor do t’i bëjë shumë keq boksit

Një nga boksierët më të mëdhenj në historinë e boksit, fitues edhe i medaljes së artë në Olimpiadë, Oskar De La Hoja, thotë se palaçollëqet që bëjnë çdo ditë Flojd Meiudheri dhe Konor MekGregori, në prag të metçit të ardhshëm mjaft të përfolur mes tyre, i bëjnë mjaft dëm dhe e njollosin imazhin e këtij sporti kalorsiak. Qëkur, ylli i UFC-së, Konor Mekgregor, ka deklaruar se ai ka bërë marrëveshje për një ndeshje mes tij dhe boksierit të famshëm, Flojd Meiudherit (40 vjeç), që nuk ka bërë boks që nga shtatori 2015, opionioni publik boksdashës është ndarë në dysh: Në fakt, të paktë janë ata që, sinqerisht, besojnë se akrobacitë dhe budallallëqet e njerëzve që drejtojnë Federatën Botërore të Boksit, vetëm se e dëmtojnë boksin. “Po ju drejtohem juve, të gjithë tifozëve të mi dhe të gjithë atyre që e duan boksin. Po ju shkruaj këtë letër, me synimin që ne, të gjithë, ta marrim në mbrojtje boksin. Shumë shpejt, cirku i njohur Meiudher-MekGregor do të mbërrijë te neve. Dyluftimet e palicensuara po marrin forma konkrete, ndërkohë që komisionet përkatës po japin bekimin e tyre në shkëmbim të miliona e miliona dollarëve. Vetëm ne që e duam, aq sinqerisht, boksin dhe jetojmë për këtë sport, duhet të qëndrojmë larg këtij cirku”, shkruan Oskar De La Hoja në letrën e tij të hapur drejtuar opinionit publik.

Sfidanti.al