Victor Moses përfshihet në vorbullën e polemikave në Britaninë e Madhe. Futbollisti i Chelseat. në ndeshjen finale të FA Cup me Arsenalin, bëri një gjest që i habiti të gjithë. Chelsea zbriti në fushën e lojës pa shiritin e zisë për viktimat e sulmit të Manchesterit ku humbën jetën 22 persona, një gabim që Blutë e korrigjuan në pjesën e dytë. Pikërisht në këto 45 minjuta kreu gjestin Moses. Në momentin që arbitri i tregoi kartonin e kuq, futbollisti u zemërua dhe harroi zinë duke hedhur shiritin që mbante në krahë, një veprim që edhe pse ndodhi për shkak te tensionit nuk u shpëtoi polemikave.
Sfidanti.al