Shtohet numri i skuadrave që pretendojnë shërbimin e Gianluigi Donnarummës. Tani është Napoli që ‘regjistrohet’ në garën për portierin e talentuar të Milanit, kontrata e të cilit me kuqezinjtë skadon në vitin 2018. Sipas të përditshmes italiane ‘Corriere Della Sera’, presidenti i Napolit, De Laurentiis ka nisur kontaketet me përfaqësuesit e Donnarummës për të qenë gjithnjë në dijeni të situatës që po përjeton futbollisti. Napoli është vënë në kërkim të zëvendësuesit të Pepe Reinës dhe Donnarumma i përputhet plotësisht profilit të kërkuar nga drejtuesit e klubit. Në krahun tjetër Milani kërkon me çdo kusht rinovimin e kontratës me 18 vjeçarin dhe ka arritur deri aty sa të lëshojë ultimatum në drejtim të futbollistit, diçka që nuk është pëlqyer aspak nga Mino Raiola, i cili mund të fillojë të studiojë alternativat për klientin e tij. Në ditet në vazhdim, Raiola pritet të zhvillojë një takim me drejtuesit e Milanit për t’u shpjeguar situatën. Kuqezinjtë i ofrojnë Donnarummës një kontratë me pagë 3.5 milionë Euro në sezon, por futbollisti kërkon 5 milionë. Diferencat janë të mëdha, por tratativat do të vazhdojnë. Per 18 vjeçarin pritet një verë e nxehtë përsa i përket merkatos pasi nga njëra anë është Milani, ndërsa në anën tjetër janë klubet e tjera që e dëshirojnë duke përfshirë edhe Napolin.
Sfidanti.al