Ferrari rigjen fitoren në Çmimin e Madh të Monacos në Botërorin e Formula 1 pas 16 vitesh dhe kjo falë Sabastian Vettel e Kimi Raikkonen që e kthyen këtë garë në një monolog të Kokëuqes Italiane. Ishte pikërisht gjermani ai që i dha mundësinë Ferrarit të gjejë këtë triumf që i mungonte që nga 2001, ndërkohë që nuk duhet harruar as kontributi i Kimi Raikklonen. Piloti finlandez e nisi garën nga pole position dicka që ai arriti ta ruajë deri në momentin kur makinat nisën të hyjnë në bokse, aspekt që nxori fitues pikërisht Vettel që la pas shokun e tij të skuadrës Raikkonen i cili në momentin e daljes nga bokset u desh të përballet me kalimin e Button që ishte një xhiro prapa. Vettel e Raikkonen e administruan me lehtësi pjesën e mbetur të garës duke kaluar të parët vijën e finishit me gjermanin që siguroi fitoren e 45 në karriere. Valtteri Bottas u përpoq të hynte mes dy ferraristëve por, finlandezi në fundin e garës mbeti jashtë podiumit, në vendiun e katërt pasi në të tretin u pozicionua Daniel Ricciardo. Dita jo e mirë e Mercedes u mbyll me vendin e 7 të Leëis Hamilton i cili e nisi garën nga vendi i 41. I pranishëm në garën e Monacos ishte edhe Jenson Button që zëvendësoi Fernando Alonon. Por rikthimi i britanikut nuk ishte shumë pozitiv. Fillimisht Button u penalizua me 15 pozicione në provat zyrtare ndërsa në garë u penalizua me 5 sekonda për një incident me Ëehrlein në hyrje të tunelit. Pas kësaj gare Sebastian Vettel forcon pozitat e tij në krye të renditjes së përgjithsme për pilotë pasi është në kuotën e 129 pikëve, 25 më shumë se Hamilton në vendin e dytë. Ndërsa i treti është Valtteri Bottas me 67 pikë. Për konstruktorë, është Ferrari ai që merr kryesimin me 196 pikë duke zbritur Mercedes në vendin e dytë me 179 pikë.
sfidanti.al