Liga e Kombeve ka fituar shumë kritikë, por ka krijuar edhe shumë emocione. Me formatin e saj të veçantë, ajo njëkohësisht mund të kualifikojë një skuadër të vogël në Euro 2020, dhe të zbresë nga kategoria një gjigand.
Në nivelin D mund të ndodhin mrekullitë më të çuditshme. Kosova (në foto), Maqedonia, Gjeorgjia dhe Luksemburgu kryesojnë grupet dhe, me renditjen e tanishme do të ishin në gjysmëfinale, në luftë për një vend në Europian. Luksemburgu (në foto) ka 9 pikë në grupin 2, ndaj 8 të Bjellorusisë, ndërsa në grupin 4 mund të ndodhë që të pretendojë edhe Gjibraltari “ultra modest”, që ka vetëm 3 pikë më pak se Maqedonia.
Nga ana tjetër, nga kategoria rrezikon të bjerë Gjermania, në rrezik ishte më parë Italia, ndërsa e pësoi Polonia. Edhe Kroacia, nënkampione e botës, mund të bjerë.
Sfidanti.al