Ç’fund turpërues për Lëvin? Gjermania më e keqe në.. 108 vitet !

Viti 2018 do të mbahet mend si viti më i keq në historinë e përfaqësueses. Në historinë e tyre 108-vjeçare, “pancerat”, kurrë më parë, nuk kanë pasur rezultate kaq të dobta. Humbja e fundit 2-1 me Francën në kuadrin e Ligës së Kombeve ishte e gjashta gjatë këtij viti. Për herë të parë në historinë e saj, pra që nga formimi i saj, përfaqësuesja gjermane nuk ka pasur aq humbje brenda një viti kalendarik, ndërkohë që ky rekord negativ mund të thyhet, pasi Gjermania do të luajë me Holandën në nëntor në kuadrin e Ligës së Komneve.
Gjatë gjithsej 11 ndeshjeve, Gjermania ka fituar vetëm në tri prej tyre, madje edhe me rezultat të ngushtë, 2-1 ndaj Arabisë Saudite dhe Perusë në ndeshje miqësore dhe po aq kundër Suedisë në Botërorin e Rusisë. Djemtë e Joakim Lëvit kanë një golaverazh të tmerrshëm në këto 11 ndeshje, pasi përfaqësuesja gjermane ka pësuar plot 15 gola, ndërsa ka shënuar vetëm nëntë!
Duket se “sundimit” 12-vjeçar të trajnerit Joakim Lëv po i vjen fundi, sepse është e qartë se përfaqësuesja e Gjermanisë ka nevojë për trajner të ri dhe një brez të ri futbollistësh.
Sfidanti.al