Nuk janë vetëm të besuarit e trajnerit Tomas Tuhel që arritën ndeshjen përmbyllëse të Ligës së Kampionëve. Blutë e Londrës kanë edhe një përfaqësues tjetër në një finale të tillë, dhe pikërisht skuadrën e vajzave. Çelsi u kualifikua për në sfidën për trofe për femra pasi eleminoi bindshëm Bajernin e Mynihut në gjysmëfinale, duke përmbysur rezultatin në ndeshjen e kthimit e duke fituar 4-1. Në finale do të jetë përballë Barcelonës që eleminoi Paris SG. Sukses i madh për vajzat e drejtuara nga trajnerja Ema Hajes. Nuk mbetën prapa edhe meshkujt pasi eleminuan një gjigand tjetër të Europës si Realin e Madridit. “Oh, sa mirë të jesh tifozët i Çelsit këto kohë, – komentoi BBC 5, – finalja e Championsit 2021 për femra, e siguruar, finalja e Championsit 2021 për meshkuj, e siguruar. Ema Hajes dhe Tomas Tuhel udhëheqin Çelsin në skenën europiane”.
Sfidanti.al