Antonio Conte nuk i largon hijet e dyshimit për të ardhmen e tij. As kur foli për mikrofonët e programit të Mediaset, ‘Le Iene’.
‘A do të qëndroj te Interi? Tani t’i gëzohemi titullit, më pas do të bëjmë vlerësimet me presidentin dhe drejtuesit për më të mirën e Interit-tha Conte-do të bëjmë më të mirën për klubin’.
Padyshim, Conte reagoi për rikthimin e Jose Mourinhos në Itali te Roma me të cilin trajneri aktual i Interit ka pasur përplasje në të kaluarën.
‘Me të vërtetë? Është një lajm i bukur që një trajner i madh kthehet në Itali-shtoi Conte-përplasjet në të kaluarën? Kur je në konkurrencë unë jetoj, ti vdes’.
Në fund gazetari i ‘Le Iene’ i vuri Contes në kokë një paruke me ngjyrat e flamurit italian me trajnerin e Interit që nisi të kërcejë e të këndojë: ‘Kampionët jemi ne’.
Sfidanti.al