Çfarë suprize! Tajson Fjuri tërhiqet pas ndeshjes me Uajtin!

Në 23 prill do të ketë luftën në stadiumin “Uembli” të Londrës, një mbrojtje e titullit botëror. Tajson Fjuri është padyshim boksieri më i mirë i botës në peshat e rënda profesioniste, dhe pas sfidës me Dilian Uajtin pritej që të kishte një betejë për unifikim të titujve ndaj Oleksandr Usikut ose Entoni Xhoshuas. Veterani 33-vjeçar, dy herë kampion i botës, i habiti të gjithë duke deklaruar se do të tërhiqej pas 23 prillit për të kaluar kohë me familjen, gruan e tij Parisin dhe 6 fëmijët. “Kjo është ndeshja ime e fundit në karrierë, – tha Fjuri, – do të tërhiqem. Jam i ri, jam i shëndetshëm, para kam plotë. Po tërhiqem, largohem, kjo është ndeshja e fundit e imja, kjo është vendosur”.

Sfidanti.al