Juventusi nuk ia doli dot me Vlahoviçin në Kupë, iu desh një autogol

Nuk ishte një skuadër e madhe, nuk dominoi dot dhe ishte pranë eleminimit. Juventusi i shqetësoi jo pak tifozët e vet me ndeshjen e vështirë në fushën e Fiorentinës në Kupën e Italisë, edhe pse fitorja 1-0 e afron me finalen e konkurrimit. Vendasit patën 58 për qind zotërim topi dhe 20 gjuajtje (7 të Juves) si dhe 6 në kuadrat (2). Trajneri Alegri natyrisht mund të mbrohet fare mirë me mungesat e shumta dhe me ngarkesën më të madhe fizike e psikologjike të ekipit të tij në krahasim me Fiorentinën. Dushan Vlahoviç u zgjodh për në formacion, dhe u prit shumë keq nga mbi 10 000 tifozë në “Artemio Franki”, ndërsa nuk mundi të ndikonte. “Fiore dhe Vlahoviç anuluan njëri-tjetrin, – shkruan “La Gazeta delo Sport”, – vendosi autogoli i minutës së 92-të”.

Sfidanti.al