“Brilanti Broja”, lavdet e mediave britanike nuk kanë fund!

“Ky djalë është diçka”, “ky do të bëhet një lojtar i rëndësishëm”, “brilanti Broja”. Gjithçka shpërtheu pasi sulmuesi shqiptar shënoi një gol të shkëlqyer në Kupën e Anglisë në portën e Uest Hemit. Broja e mori topin në krahun e majtë të sulmit dhe pastaj vallëzoi mes mbrojtësve londinezë duke lëshuar goditjen e saktë drejt portës. Një gol që ngjau pak me atë të shënuar ndaj Hungarisë në Budapest, për eleminatoret e Kupës së Botës, me fanelën e Shqipërisë. Përveç rrjetës, Broja fitoi edhe penalltinë për 2-1, duke qenë më i miri të paktën në fazën sulmuese edhe pse luajti vetëm 45-50 minuta.

Sfidanti.al