Çfarë kaosi me “gjahun” e Barçës, Lautaro, Pjaniç apo Nejmar!

Kur nuk ke aq shumë para, vështirë se mund të bësh gjë, edhe kur këtë e kërkon “Madhëria e tij”, Lionel Mesi. Barcelona e ka të pamundur të mbledhë aq dhjetëra milionë euro sa duhen për të marrë qoftë edhe Miralem Pjaniçin, aq më pak për Lautaro Martinezin, ndërsa një si Nejmar duket si “mirazh”. Një konfuzion i vërtetë mbretëron në strategjinë e katalanasve, aq sa për Lautaro Martinezin po mendon tani edhe Liverpuli, dhe jo vetëm Reali apo edhe Mançester Junajtidi. Pjaniç, ndërkaq, ka dëshirë të luajë në “Kamp Nou”, por Juventusi kërkon paratë apo shkëmbimin e duhur. Sa për Nejmarin, po flitet se sërish Barça po kthehet tek mundësia e parë, por si mund t’ia dalë për të gjetur 175 milionë euro që kërkon Paris SG? Me gjasë, gjithçka do të jetë një “flluskë sapuni”, ndonëse katalanasit një sulmues të mirë duhet ta marrin me patjetër.

Sfidanti.al