Seria A përgatitet të rifillojë dhe llogaritë për sukseset bëhen duke u bazuar tek Bundesliga. Në Gjermani, 50 për qind e ndeshjeve kanë përfunduar me shenjën “2” në skedinë, pra me fitore mike, dhe kjo për shkak të mungesës së faktorit “tifoz”. Në këtë skenar, Interi duket më i favorizuar, të paktën përsa i përket sulmuesit kryesor, Romelu Lukakut. Belgu ka 12 gola jashtë fushe, duke qenë më i mirë i Serisë A, edhe pse në renditjen e shënuesve, Çiro Imobile ka 27 rrjeta e Kristiano Ronaldo 21. Imobile ka goditur 11 jashtë fushe, ndërsa CR7-ta duhet të ndryshojë mjaft, sepse vetëm 6 herë ia ka dalë në fushat kundërshtare. Plot 15 gola ai i ka në stadiumin “Alianc” të Torinos.
Sfidanti.al