Çelsi është fituesi i vetëm në “kaosin anglez”, bie Siti e ndalet Liverpuli

Suksesi 5-0 në “Old Traford” ndaj Mançester Junajtidit nuk është diçka që të jep garanci për më tej, sidomos në Premier Ligë. Liverpuli e kuptoi mirë kur u ndal në “Anfild” 2-0 nga Brajtoni, edhe pse kryesoi 2-0 që në 24’ e para. Pavarësisht golave të kapitenit Xhordan Henderson dhe sulmuesit Sadio Mane, miqtë reaguan ndërsa “të kuqtë” e trajnerit Jurgen Klop harruan të luanin, dhe Mohamed Salah i dha fund serisë prej 10 ndeshjesh radhazi që shënonte. Muepu shkurtoi shifrat dhe Trosar barazoi në 65’ duke shtangur gati 54 000 tifozë vendas.

Çelsi ishte fituesi i madh i javës në Angli pas fitores 3-0 në fushën e Njukasëllit, ku pronarët e rinj sauditë ndoshta do të kërkojnë shumë kohë për ta ndryshuar ekipin. Risi Xhejms realizoi dy herë për kampionët e Europës, megjithë mungesën e Lukakut e Vernerit. Zhorzhinjo vulosi shifrat me penallti. “Theqafje” për Mançester Sitin e shkëlqyer të Pep Guardiolës që këtë herë nuk u duk aspak i tillë. Kampionët në fuqi të Anglisë u mposhtën 2-0 në stadiumin e tyre “Etihad” nga Kristël Palasi që ka trajner Patrik Vieranë, ish-kapitenin e Arsenalit të lavdishëm të dikurshëm. Zaha e Gallager shënuan golat. Çelsi kryeson me 25 pikë ndaj 22 të Liverpulit, ndërsa Mançester Siti ka 20.

Sfidanti.al