Nuk është ekipi që mund të bindë plotësisht, nuk është Reali i Murinjos, ai i kohëve të para të Ançelotit apo kur ishte në kulm me Zidanin, por gjithsesi është një pretendent i madh për titull në kampionatin spanjoll. Në mungesë të Karim Benzemasë, madrilenët gjetën një tjetër yll në fitoren 2-1 në fushën e Seltës, dhe ky ishte Vinisius Zhunior. Braziliani shënoi dy gola në një paraqitje spektakolare, aq sa “Marka” shkroi: Vinisius dhe 10 të tjerë! Kështu e përshkroi e përditshmja sportive suksesin e “merengesve”. “Paraqitja ime dhe golat janë fryt i punës që jam duke bërë”, – tha Vinisius pas ndeshjes, ndërsa “Marka” komenton se “(trajneri) Tite është më shumë i Realit sesa i Brazilit”, sepse ai nuk e thirri Vinisiusin në kombëtare këtë herë. Reali ka 24 pikë, po aq sa Sociedadi, por duke pasur golaverazh më të mirë.
Sfidanti.al