Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në transfertë ndaj Greqisë dhe Luksemburgut. Kuqezinjtë nisin të hënën grumbullimin për këto sfida, ndërsa trajneri Alban Bushi ka publikuar listën me 23 lojtarët e ftuar. Tetë lojtarë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, ndërsa futbollistët e tjerë aktivizohen në kampionatet jashtë vendit. Më 21 mars, Shqipëria U-21 do të përballet me Greqinë në stadiumin ‘Serres Municipal’, në orën 16:00, ndërsa më 25 mars do të luajë kundër Luksemburgut në stadiumin ‘Georges Woehlfart’, në orën 18:30. Dy miqësore të rëndësishme për skuadrën e 21-vjeçarëve dhe stafin teknik, të cilat do të shërbejnë për konsolidimin e grupit dhe evidentimin e elementeve të reja.
sfidanti.al