Të mërkurën ishte beteja më e fundit kundër Atletico Madridit në Champions, e cila përfundoi vetëm pas dy shtesave dhe goditjeve të penalltive; ndërsa të shtunën, as 72 orë më vonë, Real Madridi zbriti sërish në fushë, kundër Villarrealit në kampionat, ku u rikthye te fitorja (2-1) falë dygolëshit Mbappe. Në fund të ndeshjes, trajneri i “Los Blancos”, Carlo Ancelotti, vuri theksin në temën e rikuperimit fizik të skuadrës së tij, duke lëshuar një paralajmërim mjaft të qartë për Federatën Spanjolle:
“Kjo është hera e fundit që do të luajmë një ndeshje me më pak se 72 orë pushim, nuk do të luajmë më kurrë. I kërkuam ligës të ndryshonte orën e ndeshjes dy herë dhe asgjë nuk ndodhi”, tha mes të tjerash tekniku.
sfidanti.al