Broja fiton penallti, Sauthemptoni arrin fitore të madhe me Uest Hemin!

Në fazën e parë u mbajt në barazim 0-0 në stadiumin e “Shën Mërisë”, ndërsa këtë herë ishte më bukur. Sauthemptoni fitoi 3-2 në fushën e Uest Hemit dhe Armando Broja ishte protagonist. Sulmuesi i kombëtares shqiptare fitoi penallti në minutën e 60-të, pasi u rrëzua në zonë nga Douson, dhe gjyqtari akordoi 11-metërshin që u kthye në gol nga Uord-Prausi (Ëard-Proëse) në 61’. Sipas faqeve të tifozëve të Çelsit në internet, Broja ishte aktiv dhe i rrezikshëm për vendasit, ndonëse nuk shënoi asnjë gol. Ai ishte titullar dhe u zëvendësua në minutën e 81-të. Mohamed Eljunusi dhe Jan Bednarek shënuan golat e tjerë për “Shenjtorët”, ndërsa për Uest Hemin realizuan barazimet 1-1 e 2-2, Majkëll Antonio dhe Said Benrahma. Kjo ishte fitorja e parë e Sauthemptonit pas disa ndeshjeve, dhe tani ekipi i Brojës ka 20 pikë, duke qenë 9 pikë larg zonës që të zbret në kategorinë e dytë.

Sfidanti.al