Sa i prish punë? Paris SG i duhen 100 milionë euro në janar!

Si gjithnjë janë mediat e “gjithëinformuara” spanjolle që shkruajnë se klubi francez do të duhet të bëjë “qilizëm” për të rregulluar bilancet financiare. Edhe pse, Paris SG akuzohet si mik i ngushtë i UEFA-s, sërish rregullat e lojës së ndershme financiare vendosin disa “caqe” dhe sipas “Markës”, presidenti Al Helaifi dhe drejtori sportiv, Leonardo, duhet të transferojnë lojtarë për të krijuar një fond prej 100 milionë eurosh. Është shkruar shpesh për problemet financiare të PSG-së, por asgjë nuk e ka penguar klubin e sheikëve që të marrë përforcime, pasi vetëm verën e kaluar erdhën 5 yje, me në krye Mesin, e pastaj Ramosi, Donaruma, Vajnaldumi dhe Hakimi.

Sfidanti.al