Emri i fundit në listë është ai i Florian Vircit, talentit të ri të Leverkusenit. Mançester Junajtidi interesohet fuqishëm për të, dhe duket se prania në stol e një trajneri gjerman si Ralf Rangnik do të jetë vendimtare.Ylli 18-vjeçar po shkëlqen prej 2 sezonesh, dhe Junajtidi nuk ngurron të hidhet në sulm për të, edhe pse kartoni mund të arrijë në 70 milionë euro. Duket se “malli gjerman” është në modë në Premier Ligë, dhe jo vetëm për trajnerët. Në stol janë Rangnik, Jurgen Klop dhe Tomas Tuhel, ndërsa Çelsi ka marrë Kai Havercin apo Timo Vernerin. Mançester Siti ka Ilkai Gyndoganin, dhe duket se shkolla gjermane e futbollit do të jetë gjithnjë e më e pranishme në Angli.
Sfidanti.al