Në Spanjë thonë se Barça nuk dëshiron që Halandi të shkojë tek Reali

Sipas të përditshmes “Marka”, presidenti i katalanasve, Zhoan Laporta, është i shqetësuar edhe për faktin që Kilian Mbape mund të jetë lojtar madrilen sezonin e ardhshëm, por ideja që atij mund t’i bashkohet edhe norvegjezi “e lë pa gjumë”. Nuk dihet sesa të sakta janë këto konstatime të “Markës”, por është e vërtetë që Laporta po punon shumë që Erling Halandi të jetë në “Kamp Nou”, jo në “Santiago Bernabeu”. Po ashtu, është e vërtetë që një Real me potencial të tillë (bashkë me dyshen Mbape-Haland), do të ishte një ekip i frikshëm,duke pasur parasysh edhe përvojën dhe emrin e madh të “merengesve”. Që tani, ekipi i trajnerit Karlo Ançeloti ka një dyshe të shkëlqyer sulmuese të përbërë nga Karim Benzema dhe Vinisius Junior, imagjinoni bashkë me francezin dhe norvegjezin.

Sfidanti.al