Brazilit iu desh oksigjen në stadiumin e mallkuar në Ande!

Shumë kohë më parë, në 1993, Brazili i madh i Romarios dhe Bebetos u detyrua të pranonte një humbje poshtëruese 0-2 në fushën e Bolivisë. Ishte hera e parë që “magjistarët e topit” dilnin të mundur nga një ndeshje eleminatore e Botërorit dhe kjo ndodhi pikërisht në “Estadio Hernando Siles”, stadium i kryeqytetit bolivian, La Paz. Pavarësisht se emri i qytetit do të thotë “Paqja”, për brazilianët, as në 1993, dhe as ditën e djeshme, nuk pati paqe, dhe ndeshja doli 0-0. Jo se kjo prishi ndonjë punë, Brazili ishte i kualifikuar që më parë, por Nejmar me shokë vuajtën shumë në lartësinë mbi 3600 metra mbi nivelin e detit. Pas takimit, yjet brazilianë u fotografuan me maska oksigjeni në fytyrë.

Sfidanti.al