Beteja e bukurosheve, Bushar mund “mashtruesen” Sharapova!

Maria Sharapova ka qenë prej vitesh simbol i bukurisë femërore në tenis. Euzheni Bushar është bukuroshja e kohëve të fundit, ndërsa mes dy vajzave nuk mund të thuhet se ka miqësi. Tenistja kanadeze e ka shprehur hapur mendimin e saj negativ për rusen që u dënua për përdorim dopinge, duke thënë se Sharapova nuk duhej lejuar të merrte pjesë nëpër turne pas asaj që bëri.

Rasti e deshi që të dyja të ndesheshin në Turneun e Hapur të Madridit që në turin e parë dhe Bushar pati shansin që ta thyente rivalen e saj aspak simpatike për të. Në fund ishte kanadezja që fitoi 2-1 me sete (5-7, 6-2, 4-6). “Isha shumë e frymëzuar, – tha Bushar pas ndeshjes, – pasi përpara takimit, shumë teniste të tjera erdhën në dhomën time të zhveshjes dhe më nxitën që të fitoja. Ishin vajza me të cilat unë zakonisht nuk kam konfidencë. Po ashtu, më erdhën mesazhe nga njerëz që donin që unë ta mundja Sharapovën”.

Bushar ka qenë kritikja më e fortë për rusen, veçse ajo kurrë nuk e kishte mundur Marien, por këtë herë ishte ndryshe. “Pata motivim shtesë nga rrethanat, dhe kjo tregoi sesa shumë njerëz mendojnë si unë”, – tha ajo.

Sfidanti.albushar-sharapova3