E keni dëgjuar shprehjen se çfarë të bën minuta e fundit në Superligë, nuk ta bën dot as gjithë ndeshja! Pas ndeshjes Skënderbeu – Vllaznia, një serial tepër i ndjekur për tradhëtitë pa cilësi që ndodhin në fushë dhe aktrimin e mrekullueshëm të protagonistëve pas ndeshjes nëpër intervista dhe studio, eshte vertetuar. Megjithatë, për hir të së vërtetës, kjo seria e fundit sikur doli nga shinat e rregjizorit, kur populli i pakët i mbetur në stadium thirri i zhgënjyer “ Turp , turp..”. Nëse do të ishte një ndeshje me dema, publiku do të mbante gishtin e ulur për të treguar se demi nuk meriton të jetojë, ndaj toreadori duhet ta vrasë. Në arenën e futbollit tonë të lodhur, sa herë që futbollistët vrasin futbollin, publiku tregon me gisht se nuk meriton futbolli të vritet, por ata që vrasin lojën. Kjo ndeshja e fundit në Korçë sepse mbajti më shumë erë sesa të tjerat, ndërsa mendohej që shfaqja do të ishte më ‘profesionale”, më e besueshme, le të ndodhte “apokalipsi” i ndeshjes në minutat e fundit. Pse nuk besojnë në Superligë për gjëmat që mund të ndodhin në minutën e fundit, kur ajo në shumë vende është shndërruar në minuta XXL, ngaqë edhe arbitrat e kanë për zemër dhe harrojnë të bien veglës së tyre…
E keni dëgjuar shprehjen e atyre që mbrojnë futbollin që mban erë, atë të pusetës, me frazën çarmatosese: “ O budallenj, si mund tëbëhet filmi i përmbysjes së ndeshjes në minutat e fundit, kjo nuk ka as garanci!”. Një shpjegim tepër i rafinuar, më shumë hileqar sesa e meriton vetë loja me top, por kur mendon se edhe arbitrat nuk e mbarojnë lojën pa ndodhur “mrekullia” e madhe, atëherë kupton se nuk dihet se cila është minuta e fundit. Ajo për të cilën akoma grinden njerëzit e futbolli se si ka mundësi që “vrasja” të realizohet me sukses pikërisht në ato çaste që ne i quajmë të fundit, ndonese për arbitrat e shkretë nuk janë të fundit sepse i tillë është shkruar skenari..
Sfidanti.al