Ibra, Pogba dhe Raiola, “vallja e milionave” tek Man. Junajtid!

Do të jetë mëkat nëse nuk do të arrihet dot Liga e Kampionëve. Tifozët besohet se do të zemërohen që Mançester Junajtid nuk do të jetë në Champions, ndërsa është mësuar niveli i shpenzimeve të klubit të “Old Trafordit” pikërisht për të pasur sukses. Pas daljes në dritë të dokumentave të kontratave të ndryshme (Ëikileaks), mësohet se Zhoze Murinjo pranoi t’i jepte Zllatan Ibrahimoviçit një rrogë vjetore prej mbi 19 milionë stërlinash, plus shpërblim prej 2.9 milionësh, duke e ngjitur vlerën në 22 milionë stërlina. Asnjë lojtar në historinë e Premier Ligës nuk është paguar kaq.

Pol Pogba po ashtu merr një rrogë totale prej 11.5 milionë stërlinave, ndërsa shuma të tjera të mëdha do t’i fitojë në bazë të klauzolave, me shumën që do të shkonte në 14 milionë apo edhe 16 milionë nëse arrihej kualifikimi për në Champions. Habi të madhe shkaktoi përfitimi i agjentit Mino Raiola, i cili pritet të marrë gjithsej mbi 41 milionë stërlina vetëm nga transferimi i Pogbasë (23 milionë menjëherë, 16 milionë pagesa të ardhshme dhe 2.2 milionë stërlina që ia paguan vetë Pogba). Pritet që me këto shpenzime ekstravagante, Murinjo të luftonte për titull, por trajneri portugez nuk po arrin dot as Championsin.

Sfidanti.al