I vloi gjaku, iu errën sytë dhe donte “të lante hesapet” me gjyqtarin Valeri!

 

Dihet se Sinisha Mihajlloviç, herë pas herë, reagon me tërbim ndaj veprimeve të gabuara të lojtarëve të tij në fushë, ndërkohë që ky specialist serb nuk kursen as gjyqtarët që trajtohen edhe më ashpër nga ai, kur konsideron se ata japin vendime të padrejta. Një situatë e tillë u krijua në derbin e fundit mes Juventusit dhe Torinos, në min. e 57-të, kur Miha (Mihajloviçi) humbi toruan e iu errën sytë dhe, për pak, sa nuk i “lahu hesapet” fizikisht me gjyqtarin Valeri.

Mihajloviçi nuk iu besoi syve, kur lojtarit të tij, Akva, iu nxor kartoni i kuq për një “faull” që ndodhi fare pranë, para syve të tij, dhe, pasi, fillimisht, iu afrua i nxehur gjyqtarit të kartërt, iu sul, edhe më i nxehur, edhe gjyqtarit kryesor, Valeri, që “të lante hesapet” me të. Për fat, lojtarët e Torinos u treguan më të matur dhe, kështu, u parandalua një incident edhe më i madh.

Sfidanti.al