Kendra Harrison fiton në 100 m me pengesa me dorë të thyer!

Sprinterja amerikane Kendra Harrison pësoi një thyerje të dorës së majtë në startin e 100 metrave me pengesa në fazën e radhës të Ligës së Briliantëve në Doha të Katarit, por, megjthatë, ky fakt nuk e pengoi atë që të arrinte e para në finish, madje disa hapa para sprintereve të tjera, njoftoi në profilin e tij në twitter trajneri i saj, Edrik Floreal. Madje, postimit të tij, Floreali i shtoi edhe një foto, ku tregohej Kendra me dorën në allçi. Sipas mjekëve, koha e ripërtëritjes së saj do të zgjasë rreth gjashtë javë. Thyerjen e dorës, Kendra e pësoi, pasi u shkëput me një forcë të madhe nga toka në start. Kjo atlete mjaft e shpejtë, rekordmene aktuale e botës në këtë garë (12, 20 sek.), e përshkoi këtë distancë në Doha me kohën 12,59 sek.

Sfidanti.al