Antoinne Griezmann është shndërruar në “mace të zezë” për Realin, që ia mohoi fitoren të shtunën.
Sulmuesi francez, Antoine Griezmann, ia mohoi fitoren Real Madridit të shtunën, duke shënuar golin e barazimit për 1:1 në minutë e 85’të, në sfidën që u zhvillua në “Santiago Bernabeu”.
Ky ishte goli i pestë i Griezmannit në “Bernabeu” që nga viti 2013, asnjë lojtarë tjetër nuk ka shënuar më shumë se ai që nga ajo kohë – kjo edhe ka shtyrë Los Blancos që të hedhën në sulm për lojtarin.
Kujtojmë se pas ndeshjes talenti francez la të hapur mundësinë e transferimit te rivali lokal i Atletico Madridit, duke thënë “nuk përjashtoj asgjë”