Një çmenduri e vërtetë, dhe nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe. Që futbollisti më i madh i epokës, e ndoshta më i madhi në histori të vendoste të luante për Interin e Majemit në SHBA, ishte një lajm i jashtëzakonshëm edhe pse kishte kohë që përflitej. Në momentin, që Lionel Mesi e ndau mendjen që të mos shkonte në Arabinë Saudite, dhe as të mos kthehej tek Barcelona, shpërthyen mesazhet SMS apo në UotsAp. Dejvid Bekam, bashkëpronar i klubit amerikan, deklaron se u zgjua nga gjumi ndërsa në telefon i kishin mbërritur 1 milionë mesazhe. Kuptohet, që ai nuk mund t’u përgjigjej të gjithëve.
Sfidanti.al