Seria A do të luhet gjatë gjithë javës

Janë televizionet që e detyrojnë diçka të tillë, dhe futbolli duhet të bindet sepse paguhet tepër shtrenjtë prej tyre. Sipas mediave italiane, Seria A e sezonin të ardhshëm do të shtrihet në më shumë ditë të javës sesa deri tani. Ndeshjet pritet të nisin të premten dhe të përfundojnë të hënën, ndërsa tre televizione, DAZN, Skaj Sporti dhe Mediaseti luftojnë për të drejtat TV. Nëse llogarit që shpesh do të luhet në mesjavë për shkak të ngjeshjes së kalendarit, i bie që sfidat do të nisin të hënën e do të përfundojnë të hënën e radhës.

Sfidanti.al