Është e qartë se po luhet një lojë për të fituar sa më shumë para. Bajerni i Mynihut është i vendosur për të marrë Harri Kejnin këtë verë, dhe sipas raporteve nga Anglia dhe Gjermania, kapiteni i “tre luanëve” e ka ndarë mendjen që të shkojë në “Alianc Arenë”. Gjithsesi, nga Totenhemi dalin lajme se presidenti Daniel Levi nuk ka ndërmend të “lëshojë pe”, ai nuk do ta lejojë Kejnin që të largohet. Kjo tingëllon “rrenë”, pasi yllit të Anglisë i përfundon kontrata në 2024, ndërsa Spërsat duan sa më shumë para për kartonin. Bajerni ka bërë gati 93 milionë euro, e ndoshta edhe shtesa në bazë të klauzolave.
Sfidanti.al