Veçantësia e Uimbëlldonit këtë herë nuk ishte vetëm për shkak të emrit të tij të madh, si më i vjetri në botë, themeluar në 1877, dhe më i shquari padyshim. Novak Gjokoviç bëri shaka edhe për ndeshjen që u detyrua të luante ndaj argjentinasit Kaçin, pasi sfida u ndëpre për 80 minuta për shkak të reshjeve të shiut dhe gabimit të organizatorëve që nuk e mbyllën çatinë në kohë. Nole mori peshqirin duke u përpjekur të thante barin.
Pas ndeshjes, ai u pyet nga gazetarja në fushë se sipas traditës, për fituesin në fuqi, nuk mbyllet çatia. “Ndoshta kjo ishte ndeshja më e çuditshme që unë kam luajtur këtu, veçse në kuptimin e mirë, – tha ai, – padyshim që ishte shumë shqetësuese për publikun që priste që ndeshja të rifillonte, por edhe për ne tenistët. Ne donim që të luanim, por kushtet nuk na lejonin. Bari ishte i rrëshqitshëm. Më pas, arritëm që të luanim. Ky është “Dheu i Shenjtë”, tempulli i tenisit. Kjo fushë është diçka e veçantë. Unë zakonisht dal në fushë me raketën në dorë, por këtë herë dola me peshqir, por ishte bukur që bëra diçka ndryshe. Shpresoj që ju ta keni pëlqyer”.
Sfidanti.al